Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje të izoluara pothuajse në të gjithë territorin. Fillimi i javës pritet të ketë mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 25ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndrësa forca e valëzimit në det 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët i shoqëruar me vranësira të cilat do të sjellin reshje të izoluara në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 20ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës:

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA