Kosova në prag zgjedhjesh, Serbia hap 300 vende të reja pune në shërbimin shëndetësor të vendit Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të humbur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau.
Z. Trudeau tha se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur.
“Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,” tha ai.
Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë, tha që e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje.
Ai konfirmoi që trupi i Abbigail Cowbrough ishte gjetur. Një vendase e Nova Scotia, ajo ishte 23 vjeç.
“Unë jam i dëshpëruar”, shkruajti babai i saj, Shane Cowbrough, në Facebook. “Nuk ka fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment. “
Top Channel