Rreth gjysma e të gjithë punëtorëve në botë rrezikojnë humbjen e të ardhurave për shkak të pandemisë së koronavirusit, thotë Organizata Ndërkombëtare e punësimit. Të dhënat kanë krahasuar të ardhurat e më shumë se 1.5 miliard njerëzve në botë.

Sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi ka infektuar më shumë se 3 milionë persona në gjithë botën, ndërsa i ka marrë jetën më shumë se 220 mijë të tjerëve.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka thënë se personat që janë të angazhuar në punë në të zezë janë më të rrezikuarit, përfshirë punonjësit e sektorit të shitjes, prodhimit dhe industrisë ushqimore. Deri më tani, mbi 2 miliardë punonjës joformalë janë përballur me rënie të pagës së tyre për 60 për qind në nivel global, përgjatë muajit të parë të shpërthimit të pandemisë.

“Për miliona punonjës, mungesa e atë ardhurave nënkupton mungesë ushqimi, mungesë sigurie për të ardhmen. Miliona biznese në gjithë botën mezi janë duke marrë frymë”, ka thënë drejtori i kësaj Organizate, Guy Ryder. “Ata nuk kanë kursime apo akses në kredi. Nëse ne nuk i ndihmojmë, tani, ata thjeshtë do të rrënohen”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA