“Mendoj se duhet të përfitojmë nga marrëdhëniet bilaterale turko-amerikane në çdo fushë dhe të realizojmë potencialin e vendeve tona në mënyrën më efektive, veçanërisht objektivin tonë tregtar prej 100 miliardë dollarësh”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan së bashku me ndihmat mjekësore për SHBA-të, i dërgoi edhe një letër presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Zotëri president, miku im i dashur”, e filloi letrën Erdogan, duke theksuar se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) që shkaktoi krizë në shkallë globale i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit që vazhdon kundër sprovave të shkaktuara.

Ai shprehu besimin se COVID-19 do të mposhtet me përpjekje të përbashkëta, me mësime të nxjerra nga lufta kundër kësaj krize dhe me mundësi të reja të zhvilluara, do të avancohet në mënyrë më të fuqishme në të ardhmen.

“Në këtë drejtim, përcjellim me vlerësim luftën e vendosur për të vënë nën kontroll pandeminë në SHBA. Jam shumë i kënaqur që falë masave që keni marrë filluat të hidhni hapat e parë në drejtim të normalizimit duke arritur një rënie në numrin e rasteve. Ne nuk dyshojmë se populli amerikan do të jetë në gjendje për një kohë të shkurtër të lë pas këtë krizë, e cila na testoi të gjithë thellësisht, duke shfaqur urtësinë e nevojshme në këtë periudhë. Në këtë periudhë mund të jeni të sigurtë se vendi im do të vazhdojë të demonstrojë të gjitha llojet e solidaritetit si një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i SHBA-ve, si në plotësimin e nevojave themelore të kërkuara nga lufta kundër pandemisë, ashtu edhe në procesin e normalizimit”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Pra, përveç materialeve eksportin e të cilëve lejuam, këtë herë me anë të një avioni të Forcave tona Ajrore, një ndihmë të përbërë prej mjeteve shëndetësore që popullit amerikan i nevojitet urgjentisht, sot dërgojmë në SHBA. Uroj që kjo ndihmë modeste të mbështesë luftën tuaj kundër pandemisë dhe të kontribuojë së shpejti në shëndetin e qytetarëve tuaj të infektuar”.

Ai theksoi se është tejet e rëndësishme dhe e dobishme që në periudhën pas pandemisë të vazhdojë bashkëpunimi, të veprohet në koordinim dhe partneritet të ngushtë në realizimin e reformave dhe rregulloreve të kërkuara nga rendi global, veçanërisht në rivendosjen e ekonomisë ndërkombëtare.

“Shpresoj të jemi në gjendje të ndajmë idetë dhe sugjerimet tona në mënyrë të ndërsjelltë për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Po ashtu nga mjedisi pozitiv i krijuar nga bashkëpunimi ynë i forcuar dhe diversifikuar falë pandemisë, mendoj se duhet të përfitojmë nga marrëdhëniet bilaterale turko-amerikane në çdo fushë dhe të realizojmë potencialin e vendeve tona në mënyrën më efektive, veçanërisht objektivin tonë tregtar prej 100 miliardë dollarësh”, theksoi presidenti turk.

Erdogan në letrën e tij gjithashtu përmendi edhe zhvillimet rajonale.

“Zhvillimet e fundit në rajonin tonë, veçanërisht në Siri dhe Libi, demonstruan edhe një herë se sa e rëndësishme është vazhdimi i aleancës dhe bashkëpunimi turko-amerikan në mënyrë më të fuqishme. Shpresoj që në periudhën e ardhshme, Kongresi dhe mediat amerikane me ndikimin e këtij solidariteti, të cilin e treguam gjatë pandemisë do të kuptojë më mirë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve tona dhe do të veprojë në mirëkuptimin e kërkuar nga lufta jonë e përbashkët me problemet tona të përbashkëta”, shkroi Erdogan./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA