Sulmi ajror i ushtrisë amerikane, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur

28/04/2020 05:53

Ushtria amerikane ka pranuar se gjatë një sulmi ajror të bërë në shkurt janë vrarë 2 civilë në Somali. Në një deklaratë nga Komanda Amerikane e Afrikës u bë me dije se nga sulmi humbën jetën 2 civilë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Gjithashtu në deklaratë shtohet se nga sulmi u vranë edhe dy anëtarë të grupit militant islamik, al-Shabab. Amnesty International thotë se sulmi ajror vrau një fermer dhe një punonjës të një kompanie telekomunikacioni.

“Për fat të keq dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin ajror të 23 shkurtit 2019. Ne kemi respektin më të lartë për miqtë tanë Somali dhe ndjejmë shumë keqardhje për këtë që ndodhi,”- tha Gjeneral Stephen Townsend, kreu i Komandës së Afrikës Amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA