Suedia është konsideruar një rast i rrallë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Vendi nuk iu bashkua fqinjëve të tij europianë në kufizimin e rreptë të jetës së qytetarëve, ndërsa pamjet që vijnë prej andej tregojnë njerëz që lëvizin në rrugë të mbushura, apo që vazhdojnë qetësisht takimet në kafene. Fëmijët e vegjël kanë vazhduar të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet dhe gjimnaze, mësimi është zhvilluar online.

Bizneset – duke nisur nga sallonet e bukurisë e deri tek restorantet- nuk u mbyllën asnjëherë, ndonëse njerëzit janë këshilluar që aty ku është e mundur, të punojnë nga shtëpia. Në 7 prill, qeveria prezantoi dhe një projekt-ligj që lejon atë të veprojë shpejt dhe të marrë vendime për masa të përkohshme atëherë kur është e nevojshme. Suedia pretendon se qasja e saj ndaj koronavirusit, ka funksionuar.

Por shifrat tregojnë një tjetër histori. Shkalla e vdekjeve atje është rritur në mënyrë të konsiderueshme duke shkuar në më shumë se 21 për 100,000 persona sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins. Danimarka ka regjistruar pak më shumë se shtatë vdekje për 100,000 njerëz, ndërsa Norvegjia dhe Finlanda, më pak se katër. Nëse shkojmë më larg, Republika Ceke ka vetëm dy vdekje për 100.000 banorë.

Por Suedia ndërkohë, nuk ka pasur aq shumë vdekje nga Italia e Spanja, që shënuan 44 dhe 49 jetë të humbura në 100.000 vetë. Në rastin e Italisë megjithatë, llogariten dhe disa faktorë të tjerë si popullsia më e plakur, ka më shumë duhanpirës, dhe më shumë familje ku rrinë bashkë disa breza.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA