Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ngre alarmin: Covid-19 mund të shkaktojë 3.2 milionë viktima

28/04/2020 16:45

New York- Një analizë alarmante vjen nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ku shpjegohet se pa veprime të shpejta në javët e ardhshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, në të gjithë botën mund të infektohen deri në 1 miliard persona.

Ndërkohë që këtë analizë thuhet gjithashtu se numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 në të gjithë botën mund të arrijë në 3.2 milion.

David Miliband, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, tha: “Këta numra duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi: pesha e plotë, shkatërruese dhe joproporcionale e kësaj pandemie ende nuk është ndjerë në botë, që është në momentin më të brishtë . Ne jemi akoma në kohë megjithëse në gjendje kritike për të ngritur një reagim të fortë parandalues në fazat e hershme të COVID-19 në shumë prej këtyre vendeve të përfshira nga konflikte dhe luftë dhe për të parandaluar një përjetësim të mëtejshëm të kësaj epidemie globale. ”

Vlerësimet paraprake të hartuara nga IRC bazohen në modelimin epidemiologjik dhe të dhënat e prodhuara nga Imperial College London dhe Organizata Botërore e Shëndetit. Ky model merr parasysh strukturën e moshës, madhësinë e familjes dhe modelet e kontaktit shoqëror të vendeve të ndryshme, si dhe modelet e vdekshmërisë nga shpërthimi i hershëm në Kinë.

Llogaritjet e IRC për 34 vendet në të cilat ata punojnë, nxjerrin në pah shtrirjen e pandemisë për vendet e brishta të shpërthimit të COVID-19 dhe rëndësinë e veprimeve të menjëhershme gjatë javëve të ardhshme për të ndikuar në trajektoren e epidemisë.

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA