“E bëra për ISIS”; Terroristi i dyshuar përplas dy motoçikleta të policisë në Paris, një oficer në koma

28/04/2020 14:52

Një terrorist i dyshuar i ISIS u arrestua dje në Paris pasi përplasi qëllimisht dy motoçiklistë të policisë me shpejtësi të lartë me BMW-në e tij, së bashku me një makinë partulle që gjendej pranë tyre. Një prej oficerëve është në gjendje kome.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në zonën Colombes mbrëmjen e djeshme.

Sulmuesi 29-vjeçar i identifikuar vetëm si Youssef T, ka pranuar se ‘E bëra për ISIS,’ thanë hetuesit për një gazetë të Parisit.
Kontrolli në shtëpinë e tij në zonën Colombes dhe në makinën e tij, zbuluan një letër që shpejgonte veprimet e tij dhe motivin e mundshëm terrorist.

I dyshuari po merret në pyetje në një stacion policie të sigurisë së lartë në Paris.

Burimet të autoriteteve thanë për mediat se fillimisht policia kishte qenë duke ndjekur një burrë me motoçikletë, pas kontrolleve rutinë të kufizimeve të koronavirusit.

I ndjekuri më pas kishte braktisur motoçikletën dhe kishte marrë një makinë Peugeot, duke bërë që njësitë e policisë të grumbulloheshin para një shkolle të mbyllur.

Më pas, një makinë BMW 1 Series erdhi me shpejtësi të lartë dhe goditi dy motoçikletat me policë dhe një makinë patrulle që ishte pranë tyre.

“Një prej oficerëve mbeti i bllokuar mes makinës së policisë dhe asaj të të çmendurit”, tha një burim policor për të përditshmen Le Parisien.

Dy oficerët u dërguan në spital dhe ai në gjendje më të rëndë është në koma artificiale.

Youssef njihej më parë për policinë por jo për shërbimet kombëtare të sigurisë.

Një zëdhënës i policisë në Synergie kishte postuar foto të aksidentit dhe komentonte: “Sulmuesi duket se kishte motive terroriste por kjo mbetet për t’u konfirmuar.”
Minsitri i brendshëm francez Christophe Castaner, tha: “Mendimet tona janë me dy oficerët e plagosur dhe familjet e tyre”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA