Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA. Ky fenomen ka tronditur të gjithë fermerët e zonës, të cilët nuk kishin parë një gjë të tillë prej së paku 5 brezash.

Scott Kolousek nga Wessington, i SHBA-ve, ishte në pritje të lindjes së lopës së tij. Kur erdhi momenti, koka dhe këmbët e viçit dolën jashtë, e gjitha dukej krejt normale, por kur viçi doli plotësisht, të pranishmit u shokuan nga ajo që panë.

“Ne nuk e dinim që viçi ishte i pazakontë, derisa veterineri  na lajmëroi i shokuar, që ai kishte lindur me dy koka. Ne kurrë nuk e kemi hasur në të kaluarën diçka të tillë. Në fermën tonë lindin rreth 800 viça çdo vit dhe e kemi bërë këtë ndër breza. Burri im është brezi i pestë në këtë fermë”, u shpreh Amber, gruaja e Scott.

“Ishte e mundur që viçi të mbijetonte disa ditë, por e dinim që në fillim që ai nuk do të jetonte shumë gjatë dhe ngordhi”, shtoi më tej Amber.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA