Tragjike/ Kishte qepur 100 maska për personelin mjekësor, 10 vjeçarja humb jetën në aksident

24/04/2020 21:44

Një vajzë 10 vjeçare nga Teksasi i SHBA-ve, e cila qepi 100 maska mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor, humbi jetën në një aksident tragjik me makinë.

Ngjarja ndodhi në Munday, të Teksasit. Lexi Collins, nxënëse e klasës së pestë, qepi me ndihmën e mamasë, 100 maska mbrojtëse, dhe ato ia dhuroi Spitalit të Përgjithshëm Anson. Pasi shkollat u mbyllën, si pasojë e koronavirusit, Lexi, shpenzoi orë të tëra për të qepur maskat.

Ky veprim i vogëlushes u përgëzua nga faqja zyrtare në Facebook e spitalit.

“Faleminderit për këtë dhuratë vogëlushe speciale”, shkruhej në falenderimin e spitalit.  Ndërsa mamaja e Lexit, Jara, iu përgjigj kështu falenderimit të spitalit:

“Faleminderit që ia zbukuruat ditën Lexit me postimin tuaj. Ajo e adhuron qepjen dhe unë jam infermiere, ndaj dëshironte t’i ndihmonte të gjithë. Lexi është e lumtur të ofrojë ndihmën e saj”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA