Covid-19/ Në Britani rritet numri i viktimave, por shkalla e përhapjes vijon të ngadalësohet

24/04/2020 16:55

BRITANI E MADHE- 768 persona të tjerë kanë humbur jetën  gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe për shkak të Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritete shëndetësore ku thuhet se vetëm në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar janë shënuar 684 viktima.  Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 19,506  në të gjithë ishullin.

Shkalla e përhapjes së sëmundjes vazhdon të ngadalësohet. Më parë, NHS Anglia konfirmoi 587 viktima që ishin shkaktuar nga Covid-19.  Ata që vdiqën ishin të moshës midis 40 dhe 107 vjeç, dhe shumica kishin problem të tjera shëndetësore.

Ministri i Parë i Skocisë, Nicola Sturgeon tha se 64 pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Uellsi njoftoi rritjen e tij më të madhe ditore deri më tani, për sa u përket viktimave, me 110 vdekje  vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Angli – 17,373

Skoci – 1,184

Uells – 751

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA