Lajm i mirë nga Spanja, shënohet numri më i ulët i vdekjeve prej një muaj nga COVID-19

24/04/2020 22:52

Me 367 vdekje të tjera të raportuara sot zyrtarisht, Spanja ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve ditore nga COVID-19 që prej 20 marsit.

Që nga mesi i marsit, Spanja ka konfirmuar gjithsej 22 524 vdekje nga COVID-19.

Sot, Spanja arriti edhe një tjetër moment historik. Për herë të parë, në vend pati më shumë persona të shëruar, sesa të infektuar nga koronavirusi i ri.

Në total, mbi 92 000 persona janë shëruar dhe 219 764 janë konfirmuar si të infektuar në Spanjë.

Spanja ka qenë nën një nga kufizimet më të rrepta në botë që nga 14 mars, i cili është vendosur të vazhdojë deri të paktën më 9 maj.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA