Greqi/ Goditet nga dy tërmete të fortë ishulli i VIP-ave

24/04/2020 21:04

GREQI – Dy tërmet të njëpasnjëshme kanë goditur dy ishuj në Greqi. Bëhet fjalë për Santorinin dhe Rodosin ku lëkundjet janë shënuar brenda harkut kohorë të një ore.

Sipas EMSC të dy tërmetet kanë pasur një ndjeshmëri të konsiderueshme në dy ishujt.  Tërmeti i parë  ra në  një nga ishujt e më të mëdhenj në Greqi atë të Rodos ku u shënua një lëkundje me magnitudë 4.9. Rreth një orë më pas është ndjerë edhe lëkundja e dytë në Santorini ose siç njihet ndryshe ishulli i VIP-ave me një magnitudë 4.1

Deri më tani nuk është raportuar për dëme, ndërsa zona njihet për aktivitetin e lartë të lëkundjeve sizmike.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA