Vietnami del nga izolimi, vendi me 95mln banorë në kufi me Kinën ka zero vdekje nga koronavirusi

23/04/2020 15:37

Vietnami ka njoftuar sot masat e daljes nga izolimi i koronavirusit dhe distancimit social, që ende mbeten në fuqi në shumë vende të Azisë juglindore.

Kryeministri i Nguyen Xuan Phuc tha se asnjë provincë e Vietnamit nuk konsiderohet “shumë e rrezikuar nga pandemia” edhe pse bizneset jo-thelbësore do të mbeten mbyllur.

Vendi komunist me 95 milionë banorë raportohet si një histori suksesi e sëmundjes, me vetem 268 raste koronavirusi dhe asnjë vdekje, megjithse është më i varfër se shumë vende të tjera të rajonit dhe ka një kufi thuajse të hapur prej 860 miljesh me Kinën.

Kryeministri Xuan Phuc është konsultuar me homologët nga Kina, Korea e Jugut dhe Japonia për hartimin e një strategjie të përbashkët kundër COVID-19 në rajon.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA