Spektakël në Hong Kong, ngjitje në një kullë 14 metra të lartë të bërë me simite
Një baba që mundi të fitonte betejën me koronavirusin, teksa gjendej në kujdes intensiv ka rrëfyer se si disa ushtrime frymëmarrjeje e ndihmuan t’ia dilte mbanë pa patur nevojë për një respirator.
69-vjeçari Rob Thomas, i cili tashme gëzon nofkën “mbreti i frymëmarrjes” iu nënshtrua mjekimit në Spitalin Royal Gloucestershire. Ai doli i shëruar nga spitali, të dielën e javës që lamë pas, ku një video e tij që përqafon gruan e përlotur, Viv është bërë virale në internet.
Në një intervistë për “Good Morning Britain”, burri rrëfeu se motra e tij, një infermiere, i kishte sugjeruar të punonte me frymëmarrjen, fill pasi ishte diagnostikuar si mbartës i virusit.
“Këto fjalë i fiksova mirë. Teksa gjendesha në kujdes intensiv nuk u ndala asnjëherë së ushtruari. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja.”
Rob i përshkroi momentet e tij në kujdesin intensiv si “shumë të izoluara”. Në atë kohë, mjekët i thanë familjes së tij se ai kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar.
Top Channel