Ka shkuar në 8 numri i kafshëve të prekura me koronavirus në kopshtin zoologjik të Bronx, në New York, ku rasti i parë ishte një tigër, i cili rezultoi pozitiv në fillim të këtij muaji.

Organizata jo-fitimprurëse që drejton kopshtin zoologjik njoftoi se 4 tigra të tjerë dhe 3 luanë afrikanë filluan të shfaqnin simptoma në fillim të muajit prill, në kohën kur kopshti njoftoi se një tigër 4-vjeçar i quajtur Nadia rezultoi pozitiv.

Këto kafshë janë testuar dhe ka rezultuar se janë të infektuara nga Covid-19. Sipas kopshtit zoologjik një prej simptomave të këtyre kafshëve ishte kollitja.

Njëri prej tigrave, nuk shfaqi ndonjë simptomë por gjithashtu rezultoi pozitiv.

Kopshti bënë me dije se kafshët janë infektuar nga një anëtar i stafit i cili ishte pozitiv ndaj Covid, por në atë kohë nuk tregonte simptoma.

Tashmë gjendja shëndetësore e kafshëve është stabile, ato po sillen si normalisht, po ushqehen mirë dhe nuk po kolliten aq shumë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA