Dje asnjë viktimë, por sot në Greqi rritet numri i vdekjeve nga Covid-19

23/04/2020 16:43

GREQI- Ka shkuar në 125 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në shtetin fqinj.

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 4 viktima që ishin prekur nga Covid-19.  Dje në Greqi nuk u shënuar asnjë viktimë por mesa duket numri është rritur sërish.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë infektuar 55 raste të reja me Covid-19. Greqia ka shtyrë masat kufizuese dhe të lëvizjes për të paktën edhe një javë. Ndërkohë që më 4 maj pritet të merren vendimet e tjera.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel