COVID-19/ Banjo dielli, plazh dhe shëtitje, britanikët ende nuk  binden

23/04/2020 21:52

Edhe pse Britania e Madhe është kthyer në një nga vatrat kryesore të koronavirusit në botë, qytetarët atje kanë vendosur të “thyejnë” karantinën dhe të mbipopullojnë rrugët, parqet dhe plazhet.

Pranvera në Britani është shoqëruar me temperatura mjaft të larta, 23 gradë Celsius. Kjo ka bërë që qytetarët të harrojnë për disa momente COVID-19 dhe të popullojnë vendet më të frekuentuara të qyteteve.

Mirëpo britanikët gjatë shëtitjeve të tyre, nuk respektojnë dhe një nga masat kryesore të frenimit të koronavirusit, distancimin social. Në fotot e bërë virale në rrjete sociale, ata shikohen shumë pranë njëri-tjetrit. Sakaq, kujtojmë që deri më tani në Britaninë e Madhe janë raportuar 138,078 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 18,738 të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA