“Nuk e Harroj”/ Këngëtarja shqiptare në SHBA, dhuron spektakël nga karantina

16/04/2020 20:53

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype” këngëtarja Gerona Hyska.

Gerona prej vitesh jeton në New York, por së fundmi kishte vendosur të këndonte nga karantina këngën e famshme të motrave Libohova “Nuk e Harroj”. Gerona këtë këngë ia dedikon Shqipërisë, dhe e gjitha ishte realizuar me një trupë istrumentistësh, të cilët gjithashtu ndodhen në karantinë. Këngëtarja u shpreh se këtë këngë e ka pasur një dëshirë të fëmijërisë. Gjithashtu foli dhe për vështirësitë e realizimit të një “Coveri” nga dinstanca.

“Unë kam kohë që këndoj live në New York, por në pamundësi për të qenë në skenë, kisha dëshirë të bëja një cover. Nuk e di se përse e kam pasur shumë fiksim dhe dëshirë që kur kam qenë e vogël këngën “Nuk e Harroj”, e di që është e vjetër, por shumë e bukur. Ishte pak e vështirë që të bëheshim bashkë aq persona, sepse duhej të ishim të gjithë në një orar. Secili prej nesh e regjistron në telefon dhe më pas e montojmë. E gjitha bashkohet në kompjuter, është gjithashtu e gjitha live”, u shpreh Gerona.

Për të ndjekur videon ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme në minutën e 18:15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA