Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal.
Sipas Ruçit janë pasqyruar në ligjin e miratuar edhe rekomandimet e Metës si dhe janë dakordësuar me shumicën dërrmuese të grupeve parlamentare.
Kjo do të thotë se masa apo dënimi më i thjeshtë për një qytetar për shkelje të masave është gjobë- burg 6 muaj kurse kur e ka bërë atë në një subjekt tregtar do të jetë deri në 2 vite burg.
Më tej moszbatimi i urdhërit të karantinimit nga mbartësi ose jo i sëmundjes infektive dënohet me 2-3 vite burg.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 2-5 vite.
Ndërkohë nëse shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur COVID-19 atëhere dënimi është nga 3-8 vite burg.
“Dje është zhvilluar një mbledhje e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një nga pikat ishin ndryshimet në Kod. Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë, duke filluar nga kryeministri dhe ministrat që asistuan në mbledhje, dhe unë në emër tuaj, e njoftova këtë mbledhje lidhur me adresimin e shqetësimeve të 14 institucioneve të shtetit shqiptar dhe 30 organizatave të shoqërisë civile, dhe presidenti në fund kërkoi nga ekzekutivi dhe nga mua si kryetar parlamenti ta njihja me përfundimet e arritura nga mbledhja e komisionit të ligjeve.
Unë i vura në dispozicion produktin final të komisionit të ligjeve, me relacionin dhe adresimin e shqetësimeve. Sot gjatë seancës presidenti duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin mes institucioneve përkatëse president-parlament ka shprehur vullnetin e tij ashtu si dhe disa rekomandime të cilat u pasqyruan qartë dhe saktë në ato që parashtroi kryetari i mazhorancës, që i konsultoi edhe me grupet e tjera”, sqaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, duke hedhur në votim riformulimet në ndryshimin e Kodit Penal, sipas propozimeve të Presidentit Meta.
Top Channel