30/11 07:22
Britania e Madhe ka vendosur të zgjasë masat bllokuese, që vijnë si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19.
Masat e mbylljes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasin për të paktën tre javë të tjera, njoftoi Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab.
Në konferencën e përditshme, Raab tha se një përmbledhje kishte arritur në përfundimin se zbutja e masave do të rrezikonte shëndetin publik dhe ekonominë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
“Ende nuk e kemi nivelin e infeksionit të ulët aq sa duhet,” tha ai.
Vendimi vjen në kohën kur Mbretëria e Bashkuar regjistroi 861 vdekje nga koronavirusi, duke çuar totalin e vdekjeve në 13,729.
Top Channel