Video/ Parlamentarët Maori prishin seancën me ‘vallen e forcës’ në protestë ndaj ligjit për indigjenët (fotot)
15/11 16:13
Mediat bitanike publikuan sot fotot e para të infermieres 28 vjeçare që vdiq nga koronavirusi pas lindjes së vajzës së saj.
Mary Agyeiwaa Agyapong, punonte në spitalin universitar Luton and Dunstable dhe humbi jetën dje, një javë pas konfirmimit me sëmundjen më 7 prill.
Dy ditë më parë ajo kishte lindur beben e saj, e cila gëzon shëndet të mirë dhe ka marrë emrin e nënës.
Burime të mediave britaike thanë se në spitalin ku punonte Mary kishte mungesa të theksuara të pajisjeve personale mbrojtëse, çka kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe te stafi për ekspozim ndaj virusit.
Teksa drejtuesit e spitalit i mohojnë lajmet duke i quajtur spekullime.
Top Channel