Kohë pandemie! 15 milionë euro maska fytyre, Europol pengon në kohë mashtrimin

15/04/2020 11:55

Agjencia Evropiane për zbatimin e ligjit Europol sot tha se ka shkatërruar një përpjekje për të mashtruar autoritetet gjermane shëndetësore duke u shitur atyre në miliona euro maska joekzistuese të fytyrës në mesin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Europol në një deklaratë tha se dy kompani ishin kontraktuar nga qeveria gjermane muajin e kaluar për të blerë maska fytyre në vlerë prej 15 milionë euro (16.4 milionë dollarë).

Kompanitë, me qendër në Hamburg dhe Cyrih arritën kontakte me një firmë furnizuese të regjistruar në Spanjë për të blerë 10 milionë maska mjekësore. Kur shitja nuk arriti të materializohej, të dy kompanitë iu referuan një tregtari në Irlandë i cili tha se do t’i lidhë ato me një furnizues në Holandë. Një marrëveshje fillestare u arrit, me dy kompanitë që paguan 1.5 milionë euro (1.65 milionë dollarë) për 1.5 milionë maska. Kompanitë organizuan 52 kamionë për të transportuar maskat së bashku me një përcjellje policie për të ofruar sigurinë e tyre.

Por, pak para dorëzimit të planifikuar, mashtruesit kërkuan një shumë shtesë prej 880 mijë euro (966 mijë dollarë) “për të siguruar mallin”. Autoritetet irlandeze të sigurisë bllokuan pagesën fillestare dhe homologët e tyre në Holandë arrestuan dy të dyshuar të lidhur me organizatën. Në një raport të lëshuar së fundmi, Europol u bëri thirrje njerëzve që të ruhen nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA