Numërohen njëzet e një mësues të shkollave publike mes 50 punonjësve të Departamentit të Arsimit që kanë ndërruar jetën nga koronavirusi në qytetin e New York-ut.
“Mendimet tona janë me familjet e tyre, të dashurit dhe komunitetet e shkollës gjatë kësaj periudhe të vështirë. Pas njoftimit të secilës ndarje nga jeta, Departamenti i Edukimit po u siguron komuniteteve shkollore mbështetjen emocionale për t’i kaluar këto humbje. Ne gjithashtu jemi duke ndihmuar stafin në njoftimin e komunitetet në mënyrën më të përshtatshme të mundshme, duke respektuar dëshirat e familjeve “, thuhet në një deklaratë.
Që nga 10 prilli 2020, 50 punonjësit që kanë ndërruar jetë siç raportohen nga anëtarët e familjes dhe të dashurit e tyre ishin 22 paraprofesionistë, 21 mësues
2 administratorë, 1 personel lehtësish, 1 këshilltar udhëzues, 1 personel i shërbimit ushqimor, 2 punonjës të zyrës qendrore, e të tjerë.
Ndërkohë, Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se të hënën janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.
Shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave në Nju Jork
Top Channel