Kryeministri Rama është shprehur se me shumë gjasa nga e shtuna e kësaj jave do të nisin fluturimet nga Roma. Por, ata që do të kthehen në atdhe duhet që të mbulojnë me shpenzimet e tyre hotelin që do shërbejë si karantinë.
Rama:
Kemi gati planin për të hapur planin riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine. Këtë luftë kemi vetëm një rrugë. Atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet. Për ata që është kaq e vështirë, besoj se duke parë vendet e tjera dhe duke parë familjen përditë, besoj se rrugë më të drejtë se kjo nuk ka! Prandaj durim, besim dhe kurajë, më herët se vonë ne do të ndihemi të gjithë krenarë.
Top Channel