Qeveria e Kosovës pak ditë më parë miratoi një fond ndihme prej 5 milionë eurosh për klubet e futbollit për periudhën e emergjencës së koronavirusit dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar sot paketën sesi do të shpërndahet ky fond, sa do të përfitojnë klubet e Ipko Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë, Ligës së Tretë, Ligës së Femrave, gjyqtarët, delegatët e ndeshjeve apo edhe klubet e Futsallit.

Plani i publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për ndarjen e fondit prej 5 milionë eurosh është si më poshtë:

-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.
-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.
-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Gjyqtarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.
-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180 persona do të ndihmohen me nga 50 euro.
-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.

Top Channel