SHBA- 1639 persona të prekur nga koronavirusi kanë gjetur vdekjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit. Kështu numri total i viktimave në SHBA ka shkuar në 18 330.
Ndërkohë vetëm shteti i New Jork-ut raportoi sot 777 vdekje të reja, vetëm pak më pak se një ditë më parë, duke arritur një total mbi 7 800, sipas “The Guardian”.
Pavarësisht numrit ende të lartë të vdekjeve, guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo tha se shtrimet në spital po ngadalësohen dhe numri i personave në kujdes intensiv ka rënë.
“Në mënyrë intelektuale e kuptoj pse po ndodh, por kjo nuk e bën më pak të lehtë pranimin”, tha ai duke iu referuar vdekjeve.
Ndërkohë numri i të prekurve vijon të rritet, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 24794 persona duke e çuar në 493,360 numrin total të të infektuarve.
Top Channel