Prodhuesit amerikane Lockheed Martin, kanë pranuar një kontratë prej 23 milionë dollarë për integrimin e qeverisë së Belgjikës në ndërtimin e avionëve luftarakë F-35 Lightning II.

Tashmë ekspertët e mbretërisë do të përfshihen në të gjitha vendndodhjet e programit masiv të ndërtimit të F-35 në SHBA si Fort Worth (Texas), që është dhe baza fillestare e F-35, por edhe në Orlando (Forida), Redondo Beach e El Segundo (California) dhe Lancashire (Britani) ku do të nisë trajnimi i programit të ndërtimit, logjistikës dhe mirëmbajtjes së gjuajtësve belgë F-35.

Kontrata është pjesë e marrveshjes prej 5.1 miliardë dollarëve për prokurimin e 34 gjuajtësve F-35A, me opsion për një shtesë prej 12 ekzemplarësh, të cilët vendi aktualisht nuk mund t’i paguajë (1,2 miliardë dollarë të tjera).

Belgjika është vendi i trembëdhjetë aleat i SHBA që përfshihet në programin e F-35, dhe i gjashtë nga Evropa, pa Britanisë, Holandës, Danimarkës, Norvegjisë e Italisë.

Dërgesat e para të avionëve priten të vijë në 2023.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel