Megjithë pandeminë e koronavirusit, mijëra ushtarë rusë stërviten për paradën e Ditës së Fitores

04/04/2020 19:39

Zyra e presidentit rus ka njoftuar se do të nisin së shpejti stërvitjet për Paradën e Fitores me pjesmarrjen e 9,000 ushtarakëve.

Dita e propozuar e nisjes është 7 maji, sipas një dokumenti të postuar në faqen e Kremlinit.

Kontrata e materialeve të shtypura thotë se duhet të prodhohen 8,700 ftesa për stërvitjet e paradës, në një vlerë prej 7.7 milionë rubla ($100,000 USD).

Më herët minsitria ruse e mbrojtjes ka thënë se stërvitjet për paradën e përvjetorit të 75-të të Fitores do të mbahen në Moskë në dy faza; në 29 prill e 4 maj, ndërsa prova gjenerale më 7 maj. Në fund të marsit zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov tha se vendimi për shtyrjen apo anullimin e paradës prej koronavirusit nuk është marrë ende.

Ndërkohë disa video të përgatitjeve në Sheshin e Kuq në Moksë janë shfaqur në rrjet, si dhe disa pamje të stërvitjeve ushtarake në bazën e Alabino pranë Moksës, ku duhet se disa mijëra ushtarë po marrin pjesë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel