Disa dhjeta punonjëse seksi në zonën me drita të kuqe të Tokios kanë rezultuar pozitive me koronavirusin e ri dhe kanë ngritur alarmin se mund të kenë infektuar qindra klientë me sëmundjen vrasëse.
Rastet e koronavirusit në Japoni po shtohen në mbi 2,100, me 57 vdekje, ndërsa guvernatorja e Tokios ka paralajmëruar për një “rritje eksplozive të infeksioneve”.
Gazeta vendase Yomiuri Shimbun raportoi se prostituta dhe punonjës të shumë klubeve për të rritur në këtë zonë, janë konfirmuar me koronavirus.
Mjekët që hetojnë zonën thanë se zonjat rrinë shumë pranë klientëve në baret e striptizës e madje edhe pritësit te dera që përpiqen të afrojnë klientët nga rruga.
Ata thonë se qidnra ose mijëra njerëz mund të kenë marrë infeksionin nga rreth 300,000 njerëz që vizitojnë çdo ditë zonën medrita të kuqe Kabukicho, ku janë rreth 300 biznese të lidhura me seksin.
Zyrtarët po përpiqen të gjurmojnë klientët që janë takuar me gratë e infektuara por ka mungesë të theksuar bashkëpunimi pasi askush nuk dëshiron të pranojë takimet me prostitutat.
Top Channel