Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë, që dimë, i cili ka humbur jetën nga koronavirusi në SHBA.

Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë dhe jo më larg se tetori i vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.
Lajmi i botuar në gazetën “Illyria” në New York, shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes, të njoftuar publikisht, në komunitet, por edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.
Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.
Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.
Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York.Marre nga Illyriapress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA