Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi “Live” në Facebook është shprehur se nëpërmjet shërbimeve të urgjencës të vëna në dispozicion në kuadër të situatës me CoVid-19, ka thënë se deri më tani janë komunikuar mbi 16 mijë persona.
“Kemi komunikuar me mbi 16172 persona. Nëse kemi çuar sinjalin dhe nuk jeni telefonuar pak durim. Çdo shqetësim i juaji do të zgjidhet. Kam mbajtur shënim rastet që iu mbani asistencë. Janë të panumërta rastet po unë po i risjell për të thënë se çfarë spektri mbulojmë. Ka pasur një problem me e-albania, ka pasur një problem kordinimi me kompanitë celulare.” tha Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama foli edhe për masat e marrë për lëvizje dhe për lejet që duhen në polici. Ai është shprehur se Policia e Shtetit do të tregohet sensibilizuese për të mos aktivizuar menjëherë sanksionet, për shkak se nga dita e sotme ndryshuan sërish masat shtrënguese.
“Të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve ne që po i nënshtrohemi masave shtrënguese. Është fakt që procesi i komunikimit përmes platformës ka sjellë një ndërveprim shumë intensiv. Kemi komunikuar me mbi 16 mijë persona, falë një skuadre me mbi 200 persona, që ndjekin gjithçka që ju çoni në këtë platformë. Çdo problem që ngrini me të drejtë, do të zgjidhet. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pas problem me aplikimin në e-albania. Sot dhe nesër, Policia e Shtetit është e vetëdijshme që të jetë sa më sensibilizuese, që të mos aktivizojë menjëherë sanksionet”, tha Rama.
Top Channel