Fermerët: Po hedhim produktet/ Çmimet e prodhimeve në Lushnjë ulen nën koston e prodhimit

30/03/2020 20:54

Blerim dhe Arjan Sina janë dy fermerë të cilët prej vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera në Hygjokaj.

Kastravecin në sera po e hedhin pasi nuk kanë ku ta shesin. Blerimi i sapo kthyer nga tregu tregon se sot një arkë me kastraveca u shit me 200 lekë, një çmim që nuk nxjerr as koston e karburantit.

Arjani fajëson tregtarët të cilët përfitojnë në të tilla raste. Fermerët kërkojnë nga qeveria që t’i dëmshpërblejë pasi sipas tyre në muajt në vijim do të ketë më pak të mbjella dhe situata do të rëndohet më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA