Fermerët në vështirësi/ Berat, ankohen se nuk ka shitje, prodhimi ende s’është mbledhur

29/03/2020 13:56

Ergys Myzeqari është një fermer i cili pas 15 vite emigrim në shtetin fqinj vendosi të ngrejë jetën në fshatin e tij Slanic, pjesë e njësisë administrative Cukalat, në zonën e Kutallisë, bashkia e Urës Vajgurore.

Ergysi me kursimet e tij ngriti një serë në fshatin e tij me të cilën mban familjen.

“Kisha shumë shpresë” shprehet, ndërsa pohon me keqardhje se kjo situatë e krijuar nga Covid 19 po rëndon ekonomikisht.

“Kam 4 ha sera kam shpenzuar miliona për këtë prodhim dhe pikërisht tani që prisja të merrja fitim nga puna e bërë prej kaq muajsh gjithçka shkoi kot. S’kam asnjë shpresë madje gjithë ky prodhim do iki dëm. Situata e krijuar nuk na lejon të marrim punëtor, prodhimi ka kohën e vjeljes ndërsa prodhimi i ri ndodhet në dy serat e tjera.
Nuk di jam shumë konfuz ndërsa gjithë mundi djersa shkoi dëm kam shpenzuar për fidanet plehërimin pesticidet madje dhe ujin e kam sistemuar nëpërmjet pusit edhe ky bërë me shpenzimet e mia” pohon Ergysi.

“Gjithçka është lekë dhe shpenzime të mëdha dhe përfundimi prodhimi nuk do arrij të shitet. Nuk ka mundësi as për tu mbledhur brenda afatit por edhe pikat e grumbullimit nuk kanë mundësi për ta marrë s’kemi ku e shesim tregtarët nuk na e marrin sepse nuk ka shitje.
Kjo situatë e krijuar nga koronavirusi po na falimenton madje po na gropos jo vetëm nuk do fitojmë dhe s’do marrim as ato që kemi shpenzuar por do dalim me humbje me minus. Ky është i vetmi burim të ardhurash që kam për të mbajtur familjen.
Shpresoj të mbaroj kjo situate dhe qeveria të kthej sytë nga ne fermerët se nuk marr asnjë ndihmë flitet shumë por pak ose aspak nuk bëhet”, shton ai.

Në zonën e Kutallisë gjitha familjet jetojnë me bujqësi serat janë e vetmja e ardhur e tyre ndërsa situata e krijuar po ua vështirëson mbijetesën duke i çuar drejt falimentimit këto familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA