S’përmbushi detyrat dhe dështoi, qeveria e Kurtit shkarkon bordin e institucionit të rëndësishëm shëndetësor

28/03/2020 09:08

Është aprovuar nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, shkarkimi i Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se me po të njëjtin vedim Qeveria ka emëruar Bordin e Ri.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë të bordit janë:

1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA