“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Protestuesit nuk ja japin besën kryeministrit Edi Rama, reflektimet e tij dhe thirrja për aleancë me flamingot nuk pranohen nga protestuesit.
Ata vijojnë me kërkesën e tyre. Dorëheqja e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme nuk mjaftojnë për protestuesit.
Por në ditën që kryeministri Edi Rama bëri publik qëndrimin e tij më të butë ndaj protestës, kjo e fundit u shoqërua me tensione në shesh.
Përveç thirrjeve për dorëheqje, në bulevard pati edhe shqetësim për shitje të protestës.
“Hiqja mikrofonin. Mos e shisni protestën”, dëgjohej në kor nga protestuesit.
Organizatorët iu kërkuan protestuesve të mos reagojnë ndaj provokimeve.
“Mos reagoni nga njerëz që ju provokojnë”, deklaroi protestuesi.
Pas fjalimeve, edhe protesta e 55 vijoi me të njëjtin skenar. Marshim nëpër Tiranë me flamujt kuqezi, thirrje kundër politikës dhe ritakim të shtunën në mbrëmje.
Top Channel