“Nëse nuk largohesh dhe përpiqesh ta luftosh, të përpin”/ Zjarret masive në Spanjë dhe Francë, flakët kalojnë përtej kapaciteteve të zjarrfikësve
Më shumë se 200,000 njerëz në total janë evakuuar deri më tani në Francën jugperëndimore dhe Spanjën qendrore, ku po shpërthejnë zjarre të mëdha dhe të pakontrollueshme në pyje.
Numri u rrit me evakuimin brenda natës të më shumë se 60,000 njerëzve në rajonin francez të Atlantikut, Bordeaux.
Zjarret e shtynë Madridin të shpallte gjendjen e emergjencës kombëtare dhe autoritetet franceze të urdhëronin evakuimin e plotë, nga toka dhe deti, të disa zonave. Në Francën jugperëndimore, u urdhërua evakuimi fshat më fshat i gadishullit Cap Ferret, sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC dhe Guardian.
Gjatë natës në departamentin e Girondës, u evakuuan komunat Saint-Médard-en-Jalles (33,000 banorë), Saint-Jean d’Illac (9,600), Martignas-sur-Jalles (8,000) dhe Saint-Aubin de Médoc (7,800), të gjitha të vendosura pranë ose brenda zonës metropolitane të Bordeaux. Zjarri, i cili filloi në veri të pellgut të Arcachon, shkatërroi 19,000 hektarë dhe 100 ndërtesa në tre ditë, sipas prefekturës.
Top Channel