![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/uhgsdufgausdhgfuadsfasd_hd-1-800x450.jpg)
Policia në Afrikën e Jugut po përpiqet të vendosë masat kufuzuese në përballje me epideminë e koronavirusit ndërsa ka qëlluar sot me plumba gome blerësit e tmerruar jashtë një supermarketi.
Dëshmitarët thanë se 200 apo 300 njerëz ishin grumbulluar në një supermarket të njohur në Yeoville, një zonë e njohur krimi në kryeqytetin Johannesburg, në ditën e dytë të karantinës kombëtare.
Por teksa ata përpiqeshin të zinin vendet e tyre në radhë, nuk po respektonin distancën personale mes tyre. Pak më vonë mbërritën rreth 10 makina policie dhe oficerët nisën të qëllonin plumba gome ndaj blerësve, të cilët u tmerruan më keq dhe nisën të shkelnin njëri-tjetrin.
Një grua me fëmijë ra në tokë.
Më pas policia përdori kamzhikët për të detyruar blerësit të ruanin distancën personale.
Presidenti Cyril Ramaphosa ka urdhëruar 57 milionë banorët e Afrikës së Jugut të qëndrojnë në shtëpi për 21 ditë dhe rregulli po zbatohet me ndihmën e policisë dhe ushtrisë.
Top Channel