Covid-19/ Mjekët dhe infermierët në luftë me pandeminë, një restorant në Tepelenë u përgatit ushqimin
28/03/2020 13:53
Një restorant në Tepelenë përgatiti sot ushqimin për mjekët dhe infermierët në të gjitha spitalet e qarkut.
Xhimi Hasanbeu tha se këto janë ditë të vështira ku të gjithë mund të bëjmë shumë për njëri-tjetrin, ndërsa një mesazh shkoi edhe për biznese të tjera të rajonit që u ftuan të kontribuojnë sipas mundësive.
Në ditë të vështira si këto, bluzat e bardha gjenden në vijë të parë sa i takon përballjes luftarake me pandeminë Covid-19. Aktualisht në vend numërohen 197 të prekur dhe 10 viktima.
Top Channel