Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj, makinat përplasen “kokë më kokë”/ Shtatë persona të plagosur, mes tyre dy fëmijë

19/07/2026 11:51

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen-Skuraj, në vendin e quajtur Fang.

Sipas informacioneve, dy makina janë përplasur “kokë më kokë”, duke plagosur 7 persona, mes tyre shoferët dhe pasagjerët.

Në njërën prej automjeteve është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin të bllokuar brenda.

“Më datë 19.07.2026, rreth orës 11:00, në aksit rrugor Rrëshen-Skuraj, në vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. L.  Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12 vjeç dhe 9 vjeç.  Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel