Video/ Donald Trump e ndjek finalen e Botërorit pas xhamit antiplumb, masat e sigurisë tërheqin vëmendjen

19/07/2026 22:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe tifozëve janë masat e jashtëzakonshme të sigurisë të vendosura rreth tij.

Trump po e ndjek ndeshjen i mbrojtur nga një xham antiplumb, pjesë e protokollit të sigurisë që zbatohet për presidentin amerikan në ngjarje publike me pjesëmarrje të lartë.

 

View this post on Instagram

 

Pamjet nga stadiumi janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë komentuar praninë e xhamit mbrojtës dhe nivelin e lartë të sigurisë gjatë finales.

Finalja e Botërorit ka mbledhur në tribunat e stadiumit personalitete të shumta nga politika, sporti dhe bota e biznesit, ndërsa vëmendja është përqendruar jo vetëm te spektakli në fushë, por edhe te figurat e njohura që po e ndjekin nga afër sfidën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Top Channel