Covid-19/ Zyrtari befason me deklaratën: Të moshuarit, të gatshëm të vdesin për hir të ekonomisë amerikane

25/03/2020 14:29

Zëvendësguvernatori i Teksasit ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, sa i takon një deklarate të tij rreth koronavirusit.

Dan Patrick u shpreh se ai më mirë do të zgjidhte të vdiste sesa të shihte masat e shëndetit publik të dëmtonin ekonominë amerikane, duke shtuar se beson që “edhe shumë prej gjyshërve në të gjithë vendin pajtohen me të”.

“Mesazhi im: le të kthehemi në punë, le t’i kthehemi jetës Mos e sakrifikoni vendin”, tha Patrick.

Patrick tha se kishte frikë se kufizimet e shëndetit publik për të parandaluar koronavirusin mund t’i japin fund jetës amerikane dhe se ai është i gatshëm të rrezikojë jetën për të mbrojtur ekonominë për nipërit e tij.

“Kjo nuk më bën fisnik apo trim. Unë thjesht mendoj se ka shumë gjyshër në këtë vend si unë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA