Fiks Fare trajtoi historinë e dhimbshme të një të moshuari të braktisur në një ndërtesë gërmadhë në Kamëz.

Agron Bala, qytetar nga Kamza, telefonoi Fiksin për një shqetësim jo të tijin. Natën, sipas tij, dëgjonte klithma të një personi të cilat vinin nga një banesë e braktisur dhe e shkatërruar afër shtëpisë së tij. Kureshtja e drejton drejt banesës së braktisur dhe brenda saj gjenë një të moshuar të shtrirë në tokë e mbuluar me rroba. I afrohet dhe sheh që i moshuari ishte i paralizuar dhe shumë i sëmurë.

Ai thotë se prej katër ditësh është lënë aty, e mesa ka dëgjuar , e shoqja dhe djali e kanë lënë aty në mëshirë të fatit. Agroni së bashku me familjen e tij është munduar ta ushqejë. Madje gjatë kohës që është në punë, ka kërkuar ndihmën e një djalë që mbledh kanaçe për ta ushqyer. Ndihmë që i ka ardhur vullnetarisht.

Agroni kërkoi nga Fiksi ndihmë, në mënyrë që shteti të ndërhyjë, pasi i moshuari jo vetëm që s’mund të jetojë në ato kushte, por ka dhe nevoja të tjera përveç ushqimit pasi është i paralizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA