Numri i pacienteve që kanë dalë pozitiv në testin COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 400 mijë. Madje sipas të dhënave deri të martën në mbrëmje janë në total gjatë këtyre muajve 417 mijë pacientë të identifikuar nga analizat me koronavirus.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 18 mijë e 650. Numri i atyre që janë shëruar i ka kaluar në 108 mijë, ndërsa raste aktive janë 291 mijë.
Italia është vendi me numrin më të lartë të viktimave 6820 ndërsa Kina është në vendin e dytë me 3277. Meqenëse jemi tek Kina, viktimat e 24 orëve të fundit në këtë vend janë vetëm 7 ndërkohe që në provincën Hubei jeta po kthehet normalitetit duke qenë se disa masa për njerëzit jo të sëmure janë hequr tashmë.
Spanja me 2800, Franca me 1100, Irani me 1934 dhe SHBA me 685 janë ndër vendet më të prekura në botë.
Top Channel