Disa të moshuar në veri të Londrës patën një vizitë të veçantë ditën e hënë. Bëhet fjalë për ‘Special One’, Jose Mourinho që vendosi të zbresë në fushë për të dhënë kontributin e tij për të ndihmuar personat për të përballuar emergjencën coronavirus.

Trajneri portugez i Tottenham që bashkëpunon me shoqatën Age UK për shpërndarjen e mallrave të konsumit për personat e mbyllur në shtëpi për shkak të Covid-19.

Është kjo një ndihmë e vogël për ata që do të qëndrojnë të ngujuar për 3 javët e ardhshme duke ndjekur këshillat e autoriteteve shëndetësore britanike. video e vizitës së Jose Mourinhos te të moshuarit për të dhënë ndihmën e tij, bëri menjëherë xhiron e botës në rrjetet sociale me 57 vjeçarin që fitoi duartrokitjet e të tifozëve të Tottenhamit dhe të shumë e shumë personave të tjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA