“Boll se po ju merrni jetën”/ Braçe apel të fortë të ardhurve nga Italia: Vërini kyç zemrës! Do iu mbetet peng gjithë jetën

24/03/2020 11:47

Zëvendës kryeministri Erion Braçe në një postim në facebook i ka bërë thirrje të gjithë të ardhurve nga zonat e kuqe që të vetëkarantinohen.

Teksa merr si shembuj të ardhurit në datat 8, 9, 10 në Korçë, Vlorë dhe Lushnje, Braçe thekson se një puthje shqiptare është aq vrastare sa shkrehja e një kobureje.

“Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN!
DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!”, shkruan Braçe.

Reagimi i Braçes:

Po si ka mundesi qe

NUK DONI TE KUPTONI?! E KAM ME SECILIN NGA JU QE KENI ARDHUR NGA ZONA E KUQE NE ITALI NE DATAT 8, 9, 10 MARS E ME TEJ;

PO VRISNI NJEREZ!

Kuptoni apo jo?

Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec, ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec;

TE GJITHE NE FASHEN E RISKUT TE LARTE E NE VETEM TRE DITE!

Djem e vajza, nje dore e dhene, nje puthje shqiptare, nje perqafim po aq folklorik, eshte si shkrehja e nje kobureje qe vret!

As e ve ne dyshim qe i doni prinderit, gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat,

POR PO I VRISNI!

Verini kyc zemres nese vertete i doni!

Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem!

Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN!

DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA