Emigrantët e “Gjadrit”, Meloni takim me ministrat: Kasacioni na dha neve të drejtë!
23/12 14:22
Është zgjeruar harta e shtrirjes së koronavirusit duke përfshirë kështu edhe Sirinë, e cila ka konfirmuar rastin e parë.
Ishte ministri i Shëndetësisë, Nizar al-Jeziji, ai i cili bëri publik lajmin duke u shprehur për mediat shtetërore, se pacientja ishte një 20-vjeçare dhe se ishin marrë masat e nevojshme.
Më tej ai shtoi se e reja do të karantinohet për 14 ditë dhe do të mbahej nën vëzhgim dhe kujdes mjekësor.
E gjithë kjo situatë pritet të jetë një sfidë e vërtetë për sistemin mjekësor sirian, i cili ka pësuar goditje të mëdha prej 9 vitesh nga lufta civile.
Top Channel