Napoli nuk bindet, do të nisë stërvitjen në 25 mars

21/03/2020 14:32

Napoli do të jetë skuadra e parë e Serisë A që do të rinisë punën pas ndërprerjes së saj për shkak të emergjencës coronavirus.

Klubi napoletan doli me një komunikatë zyrtare për të bërë të fditur marrjen e këtij vendimi duke theksuar se skuadra do të mblidhet në Castel Volturno në 25 mars për të zhvilluar seancën stërvitore të paradites.

Ky vendim i Napolit është një suprizë e vërtetë pasi bie ndesh me vendimin e marrë ditën e premte në Asamblenë e Lega Serie A që ndaloi daljen në stërvitje të skuadrave deri në datën 4 prill, pas një këmbënguljeje të Shoqatës së Futbollistëve.

Presidenti i kësaj të fundit, Damiano Tommasi kishte deklaruar se të zhvillosh stërvitje, 2 muaj para fillimit të kampionatit nuk ka kuptim dhe është e rrezikshme duke nënvizuar se jo të gjithë futbollistët e kanë kryer testin me tampon për coronavirusin duke vënë në dukje domosdoshmërinë e qëndrimit në shtëpi të paktën për momentin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA