Video shokuese/ Brenda spitaleve italiane, aty ku luftohet për të marrë frymë

20/03/2020 10:33

Mjekët e dëshpëruar italianë treguan sesi të gjitha përpjekjet e tyre “nuk janë të mjaftueshme”, ndërsa numri i vdekjeve të vendit të tyre u rrit mbi atë të Kinës.

Numri i viktimave të vdekjeve atje arriti dje në 3,405 dje, më i larti në botë, megjithë përpjekjet e guximshme të mjekëve të shkatërruar për të mbajtur të gjallë viktimat e sëmura të virusit.

Një raport tronditës i Sky News tregoi skenat e tmerrshme brenda spitalit Papa Giovanni XXII në zonën e goditur nga kriza në Bergamo në Lombardi, me stafin që nxitonte nëpër reparte me shtretër plot pacientë në ankth.

Pamjet e tmerrshme të videos shfaqin pacientët ndërsa mbajnë mbi kraharorët tubat dhe pompat e frymëmarrjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA