Ronaldo Koeman ka folur për mundisinë e trajnimit të klubit të madh katalunas, Barcelonës.

Holandezi ishte njëri nga të telefonuarit e klubit katalunas kur vendosën ta shkarkonin Ernesto Valverden.

Megjithatë, Koeman vendosi të mos e pranojë ofertën pasi ka kontratë valide me Kombëtaren e Holandës.

Por, tani ai ka thënë se shpreson që një ditë të drejtojë klubin nga Camp Nou, aty ku shkëlqeu në të kaluarën si futbollist.

Koeman gjatë kohës sa ishte lojtar i Barçës

“Barcelona gjithmonë mund të fitojë gjëra të mëdha, ata kanë lojtarë shumë të mirë, ata kanë mundësi për të nënshkruar me lojtarët më të mirë”, ka thënë fillimisht Koeman për Marca.

“Nëse do të kisha qenë i papunë, atëherë e sigurt se do ta pranoja ofertën. Të gjithë e pëlqejnë Barcelonën”.

“Nuk ka rëndësi se në cilën situatë ndodhen. Kam pasur kohën time më të mirë si lojtar atje ​​dhe kam shumë dashuri për qytetin”.

“Pra, le të shpresojmë që mund të trajnoj Barcelonën një ditë”, përfundoi trajneri holandez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA